Rreth 2000 fansa anglezë të cilët udhëtuan drejt Uellsit për sfidën e Championship, Swansea-Conventry u përfshinë në përleshje të dhunshme që shkaktuan edhe dëmtimet e njerëzve të sigurisë në stadium.
Fotot e publikuara në tabloidin “The Sun” tregojnë momentet kur pjesëtarë nga dy tifozeritë përplasen dhunshëm por në mes janë edhe steward-ët që në këtë rast bëhen viktima të dhunës.
Në pjesën e djathtë të fotove janë tifozët anglezë që sulmojnë sektorin e vendasve ku janë pozicionuar mbështetësit e Swansea-s. Uellsianët e kanë siguruar tashmë qëndrimin në Championship ndërsa Conventry mban vendin e gjashtë që momentalisht siguron vazhdimësinë në play-off për të synuar Premier League.