Kreu i PL-së Ilir Meta ditën e sotme është takuar me ish-kryminstrin Sali Berisha për të diskutuar për fushatën zgjedhore për vendoret e 14 majit. Në një deklaratë për mediat pas takimit ai u shpreh se koalicioni “Bashkë Fitojmë”, do të rrëzojë pluralizmin e Ramës.
Meta: Në kuadër të koalicionit kemi pasur një komunikim të vazhdueshëm edhe perfekt. Ky është një bashkim për ndryshim, ky nuk është një bashkim për pushtet. Është një bashkim që do të rikthejë llogaridhënien. Kjo gjë do të ndodhë edhe në nivelin qeverisjes vendore. Ju besoj u njohët me dy lajme populli shqiptar duhet të paguaje 100 milon euro Begetit gjobë për tekat e Erjonit edhe të Ramës. Ndërkohë po dje erdhi një lajm shumë pozitiv nga Kosova ku u fitua një arbitrazh.
Gjithashtu Meta u pyet edhe në lidhje me lajmin e rritjes së pagave për disa profesione që dha Rama ditën e sotme, për të cilin u shpreh se janë mashtrime të Ramës.
Meta: Qytetarët janë mësuar me mashtrimet e përsëritura të Edi Ramës. E dinë që nuk ka shëndetësi falas. Nuk mund të harrojnë që përgjegjës për shtrenjtimin e kostos së jetesës është vetëm Edi Rama, përmes shërbimeve që i bën një klientëve të zgjedhur nga ai.