Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion blic në tregun Agro ushqimor të Elbasanit.
Treg i cili është në pronësi të babait të Suel Çelës, Petrit Çelës. Suel Çela është prej kohësh në kërkim pasi akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës.
Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve të tjera, 2 prej të cilave nuk u realizuan dhe 1 mbeti në tentativë.
Në kuadër të operacionit blic të zhvilluar ditën e sotme janë shoqëruar 4 persona, por ende nuk dihet se kush janë personat e shoqëruar.
Mësohet se ky operacion është zhvilluar pasi dyshohet se Suel Çela mund të jetë fshehur në objektin në pronësi të të atit.