Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria nuk ka paguar dhe nuk do të paguajë asnjë kokërr leku për biznesmenin italian Francesco Becchettin dhe të tjerët që kanë fituar në Arbitrazh. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do të rezistojë përballë presioneve.
“Shqipëria deri më sot nuk ka paguar asnjë kokërr leku. Kjo është një botë shumë e komplikuar dhe me shumë procedura dhe ne po bëhemi gjithmonë e më të aftë për të përballuar presionin dhe përplasjet ku edhe mashtro si ky krimineli që u dënua këtu 17 vite, arrijnë që të penetrojnë ndonjëherë. E bëjnë jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me institucione të mëdha” tha Rama.
Shifrat/ Ja sa do të rriten pagat për administratën, mësuesit dhe të tjerët
Francesco Becchetti fitoi gjyqin në Arbitrazh për mbylljen e televizionit “Agon Channel” ku fitoi 110 milionë Euro që duhet t’i paguajë qeveria Rama nga lekët e taksapaguesve shqiptarë për vendimin që mori. Pasi refuzoi që të japë përgjigje nëse janë bllokuar llogaritë e “AlbControll”-it në Bruksel, më tej Rama paralajmëroi daljen nga juridiksioni i kësaj gjykate.
“Meqë me dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë që ka një lajm të kësaj natyre në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vite burg për mashtrim të shtetit shqiptar, arrijnë që të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën në do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme nga e cila madje po analizojmë edhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni pasi është skandaloze ajo që ka ndodhur” tha ai.