-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria del nga Arbitrazhi? Berisha: Rama zuzar! 600 milionë euro humbje

Kryesoret

Sali Berisha dënoi deklaratën e Edi Ramës që paralajmëroi sot se Shqipëria mund të dalë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për shkak të humbjes së gjyqit me biznesmenin italian Francesco Becchetti. Më tej, ai paralajmëroi gjyqet e tjera që do të humbë Shqipëria në Arbitrazh.

“Dënoj me forcën më të madhe, deklaratën prej zuzari të Edi Ramës, i cili sot është shprehur se mund të dalim nga juridiksioni i gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar. Arbitrazhi Ndërkombëtar është nën ombrellën e Bankës Botërore, rrjedhimisht të OKB-së.

Edi Rama, për shkak të korrupsionit të tij të tmerrshëm, kërkon të ndëshkojë Shqipërinë, tani jo vetëm 110 milionë euro sa është gjoba, por në shumë e shumëfishin e saj, për të mos thënë 100fishin e saj.

Po në këtë arbitrazh dhe arbitrazhe të tjera, janë një seri procesesh të cilat shkojnë më së paku, 600 milionë euro.  300 milionë euro shkon vetëm arbitrazhi për licencën e naftës që iu hoq një kompanie për t’iu dhënë një kompanie ruse të Duçkës, Nezës dhe McGonigal.

Arbitrazhi i terminalit të Portit të Durrësit është në përfundim e sipër dhe shkon një ndëshkim shumë i madh financiar, pasi Eid Rama në mënyrën më korruptive ka përzënë për interesa strikt korruptive, kompaninë që kishte marrë konfirmim të gjitha rregullave, kalatat e mallrave. Shkon në shuma shumë të mëdha arbitrazhi po me Beketin po për Vjosën

Ndërkohë që kompania tjetër nuk kishte asnjë ankesë për Beketin, dhe kompania tjetër nuk ishte dosido, por ishte Deutsche Bank. Është në proces dhe së shpejti përfundon edhe gjyqi me Aktorin, ndaj të cilit janë sjellë në mënyrë banditeske” tha ai.

Sa ka shkuar fatura? Rama: Asnjë lek Becchettit! Do dalim nga Arbitrazhi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit