-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ballkani i Hapur, Janjiç: Disa vende nuk duan treg konkurrent

Kryesoret

Analisti serb, Dushan Janjiç duke folur për nismën “Ballkani i Hapur”, ka thënë se vendet e Perëndimit sado që e mbështesin paqen dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, disa vende nuk lejojnë të krijohet një treg konkurrues, duke mbrojtur kështu interesat e tyre.

Janjiç i referohet Gjermanisë, por thotë se arsyeja pse ajo heziton është që ajo synon të vendosë standarde të gjelbra në rajon dhe të mos bëjë konkurrencë në prodhimin e energjisë.

“Me shembullin e energjisë dhe formimin e një komuniteti energjetik të mbështetur nga SHBA-të, ne shohim megjithatë se Gjermania është shumë skeptike për këtë. Është më e leverdishme për ta që të na imponojnë standarde të gjelbra dhe të përjashtojnë konkurrencën që mund të jetë prodhimi i energjisë elektrike, për shembull, nga linjiti. Ata janë të gatshëm të mbështesin një treg dhe një bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, por jo krijimin e kapaciteteve të fuqishme prodhuese. Pra, jo miniera, jo energji, jo industri serioze,” tha ai.

Janjiç u shpreh se sekreti i këmbënguljes së ideve për bashkëpunim ekonomik, siç është Ballkani i Hapur është pikërisht se ato përfaqësojnë një formulë shpëtimi dhe nuk janë politike.

“Sekreti se pse ruhet kjo ide që vazhdon të ndryshojë emra, Mini Schengen, Ballkan i hapur, ndoshta emri do të ndryshojë sërish, është pikërisht se nuk është politike. Politikanët janë nismëtarët e saj dhe e mbështesin atë. Ai mbështetet në atë që ishte një formulë shpëtimi për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore,” tha Janjiç.

Ai thekson se këtë lloj marrëdhënieje mes vendeve të Ballkanit Perëndimor e përkrahin edhe SHBA-të, të cilat, sipas tij kanë shprehur gatishmërinë për të financuar dhe investuar në projekte zhvillimore gjatë marrëveshjes së Ohrit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit