Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Fier ku prezanton kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Evdar Kodheli.
Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se të gjithë demokratët janë nuse e dhëndurë të lirisë.
Ata kanë përmbysur një praktike dhe kanë vendosur lirinë e dinjitetin në themel të përfaqësimit.
“Kandidatët tanë janë kandidatë të votës së lirë, të standardit më të avancuar që ekziston sot. Anëtarët e PD me shumë të drejtë kërkuan një vit e gjysmë më parë që të ishin ata që do përzgjidhnin e votonin kryetarin e partisë, kandidatin për kryetarë bashkie, deputetë, dhe një zotim i marrë solemnisht para jush sot është realitet.
Të gjithë këta janë nuse e dhëndurë të lirisë, kemi përmbysur një praktike e kemi vendosur lirinë e dinjitetin tuaj në themel të përfaqësimit.
Nesër në detyrën e qytetarit të parë të bashkisë kandidatët do jenë shërbëtorët tuaj, menaxherë të aftë e do ndryshojnë qytetet ku do zgjidhen.
Taksat e ulëta për bizneset janë gjenerator i fuqishëm i krijimit të vendeve të punës,” u shpreh Berisha.