Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç gjatë një vizite në Taxhikistan është shprehur se ky shtet nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës.
Marrëveshja e dakorduar në Bruksel e më pas edhe në Ohër, ndërmjet Kosovës e Serbisë, e që sipas të gjitha parametrave del të jetë ligjërisht e obligueshme për të dyja palët, në dy
“Në bisedimet me zyrtarët e Taxhikistanit u konfirmua edhe një herë mbështetja e Taxhikistanit për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe u tha qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës,” u shpreh Daçiç.
Madje ai u mburr se Serbia tashmë e ka forcuar politikën e jashtme kur bëhet fjalë për Kosovën.
Ai u shpreh se kohët e fundit Serbia e ka anashkaluar këtë rajon, por se sipas tij këto shtete janë tradicionalisht të afërta me Serbinë e se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
“Vizita në Taxhikistan ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh, siç thashë gjatë vizitës në Uzbekistan dhe Kirgistan, se Serbia ka lënë pas dore rajonin e Azisë Qendrore, i cili është shumë i rëndësishëm, ku janë pesë vende jashtëzakonisht miqësore dhe tradicionalisht të afërta me ne, të cilat janë ana jonë kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial”, tha shefi i diplomacisë serbe.
Asnjë nga ato vende nuk do ta njohë Kosovën dhe do të vazhdojë të mbështesë qëndrimet parimore të Republikës së Serbisë,” ka përfunduar Daçiç