-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkatërrohet banda kriminale në Greqi, mes 7 të arrestuarve edhe 1 shqiptar

Kryesoret

Autoritet greke kanë shkatërruar një bandë kriminale e cila merrej me tregtimin e drogës dhe armëve.

Nga operacionet e kryera u arrestuan 7 persona mes tyre edhe 1 shqiptar, ndërsa pjesa tjetër ishin grekë.

Drejtuesja 35-vjeçare e bandës është shoqëruar në polici bashkë me 2 fëmijët e saj të mitur. Bashkëshorti dhe bashkëpunëtori i 35-vjeçares është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në ambiente të jashtme dhe në banesa të përdorura në zona të prefekturës së Atikës, por edhe në dy automjete të përdorur për lëvizjen e anëtarëve të grupit dhe për transportin e drogës.

Në total u sekuestruan 8 kilogramë e 992 gramë heroinë, një sasi e vogël kokaine, fidanë kanabisi, 2 pistoleta, gëzhoja, pajisje për kultivimin hidroponik të kanabisit, materiale ambalazhi dhe paketimi droge, një shumë parash dhe 4 celularë.

Çifti drejtues i organizatës përdorte dy vajzat e 35-vjeçares dhe një të mitur tjetër për të fshehur heroinën dhe kokainën, si dhe për të transportuar drogën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit