Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 13:00, në qytetin e Pejës. Sipas policisë kosovare, babai i vajzës është transportuar në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësore. Ndërkohë që nuk duhen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Vajza është shoqëruar në komisariat dhe më pas në spitalin e Pejës, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr vendim mbi ndalimin e të dyshuarës dhe e njëjta është dërguar në spitalin e Pejës pasi ka probleme shëndetësore”, thuhet në raportin e Policisë.