Gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale si dhe procesi i dialogut me Serbinë e kanë dëmtuar në masë të madhe reputacionin e vendin. Kështu po vlerësojnë ekonomistët në vend, madje sipas tyre kjo situatë është duke i larguar edhe investitorët e huaj.
Ata bëjnë thirre që Qeveria të merret më shumë me promovimin e shtetit dhe të punojë më shumë në rregullimin e imazhit. Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se Kosova ka qenë në krizë në lidhje me reputacionin e saj dhe se Gjykata Speciale e ka dëmtuar në masë të madhe atë.
Ai shtoi se imazhi i vendit është duke u dëmtuar edhe nga mosimplementimi i marrëveshjeve nga dialogu me Serbinë dhe raportimi i gazetave ndërkombëtar në lidhje më këto procese. Sipas tij, krejt kjo do të shkaktoj dëme tek gjenerata e ardhshme pasi janë duke u larguar investitorët.