-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Për dy javë e jep efektin…”, zbulohet ndërhyrja estetike që kreu Olta dhe askush s’e vuri re! (VIDEO)

Kryesoret

Ish-banorja e Big Brother, Olta Gixhari, ka folur për herë të parë duke dhënë më tepër detaje pas daljes së saj nga shtëpia.

E pyetur nga Donaldi dhe Romeo se si është marrëdhënia e saj me bashkëshortin, Dorin, Olta tregoi se e kanë rikuperuar shumë shpejt kohën që qëndruan larg njëri-tjetrit, duke pohuar kështu se mes çiftit gjithçka shkon shumë mirë.

Gjithashtu, ajo nuk u la pa pyetur lidhur edhe me videon e bërë virale disa kohë më parë, ku Olta dëgjohej në dhomën e rrëfimit teksa thoshte “pas dy javësh do shoh efektin”, frazë kjo e cila u mor nga ndjekësit si një bashkëpunim mes saj dhe produksionit.

Mirëpo, e vërteta ka qenë krejt ndryshe dhe këtë e zbuloi vetë Olta për herë të parë. Aktorja tregoi se ajo kishte bërë botoks në pjesën e ballit fshehur në shtëpi, dhe ajo frazë i është thënë doktoreshës që i bëri botoksin.

“Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë. Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe mu bë psikozë dhe thash nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin. Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën”, tha ajo në emisionin “Më lër të flas”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit