-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sot ka vetëm pensionistë”, Kryemadhi nga Fieri: Të mos kemi frikë të përballemi me krimin

Kryesoret

Ditën e sotme koalicioni “Bashkë Fitojmë” po zhvillon një takim me demokratët e Fierit ku do të prezantohet kandidati i bashkisë, Evdar Kodheli.

Në këtë takim të zhvilluar mori pjesë edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se ish-kryeminstri, Sali Berisha ka mësuar qytetarët e Fierit të mos kenë frikë të përballen me krimin dhe shantazhit.

“Ky qytet ka nevojë për ndryshimin e vërtetë që duhet të ndodhë në tërë Shqipërinë.

Berisha u mësoi të mos kemi frikë të përballemi me krimin, mashtrimin dhe shantazhin dhe kjo është rruga për çdo të ri.

Sot në Fier ka vetëm pensionistë sepse të rinjtë enden në Europë për një të ardhme më të mirë.

Sot keni kryetar bashkie dikë që bën Pazar që të mos dalë para drejtësisë. Kandidati ynë është financier e ekonomist do paraqesë planin më të mirë për atë që meritojnë qytetarët e Fierit,” u shpreh Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit