Në një status në “Facebook”, Tritan Shehu është shprehur se koalicioni “Bashkë Fitojmë” tashmë është solid dhe krejtësisht funksional.
“Mobilizim e besim per fitoren, ne Qarkun e Gjirokastres!
Ne te gjitha bashkite, ne Gjirokaster, Dropull, Libohove, Tepelene, Memaliaj, Kelcyre, Permet deget e PD, kryesite e tyre, shtabet, kandidatet etj. jane ne vrullin e punes per zgjedhjet e 14 Majit.
Fitorja eshte shume afer tashme, sepse ne kemi:
—Dorian Lani, Adil Xhelili, Thanas Maneka, Baftjar Imeri, Albert Malaj, Arjan Kasaj, Edmond Komino, kandidate te koalicionit tone, qe jane pa dyshim kandidatura te shkelqyera keto, jane kryetaret e ardheshem.
—Sepse Koalicioni “Bashke Fitojme” tashme eshte solid e krejtesisht funksional.
—Sepse ky koalicion ka si drejtuese PD, forcen kryesore politike opozitare ne Shqiperi.
— Sepse lideri politik i ketij koalicioni eshte Berisha.
—Sepse keta kandidate paraqesin platformat me te mira. Reale e konkrete per daljen nga “ humnera” aktuale e zhvillimin e Bashkive, qe do te drejojne mbas disa javesh.
—Sepse vetem keta dhe Koalicioni i yne mund te shpetojne qytetaret tane nga mjerimi, perbuzja. Varferia ku Rilindja i ka katandisur, nepermjet keq qeverisjes, korupsionit te madh, arrgances e mos respektit per njerezit.
—Sepse vetem keta do te ngrene e ndertojne nje “Pushtet lokal” afer qytetareve e per qytetaret. Per ata e femijet e tyre. Dita e ndryshimit te shume pritur po vjen, tingujt e fitores tashme dëgjohen qartazi!”, shkruan Shehu në reagimin e tij.