Zbardhen detaje të reja nga krimi në familje që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Shkozë, Tiranë, ku një grua Migena Sinani u vra nga kunati Roland Sinani.
43-vjeçari Roland Sinani është zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit. Ndërkohë një orë më pas ai është futur në dhomën e gjumit, ku flinte kunata, ku e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.
E ëma e tij ka dëgjuar të shtënën dhe është ngritur menjëherë. Në korridor ka parë të birin ku i ka thënë vetëm dy fjalë “e vrava”. Më pas, e moshuara ka treguar se djali ka dalë në oborr dhe aty ka dëgjuar të shtënën tjetër, ku ai qëlloi veten duke u vetëvrarë.
“Më vuri armën në kokë”! Pista e re e vrasjes në Tiranë! Kush është personi i tretë i përfshirë?
Armën nga trupi i djalit dyshohet se e largoi duke e hedhur pas shtëpisë i ati, por që nuk është arrestuar pasi dyshohet se vuan nga skleroza.
Djali i madh i familjes, pra burri i Migenës nuk ndodhej në shtëpi pasi punonte natën taksist. Vrasësi mjekohej pasi vuante nga depresioni.
Del FOTO/ Kjo është gruaja që u vra nga kunati në sy të fëmijës në Tiranë