Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se beson se presidenti i sapozgjedhur Jakov Milatoviç duhet të zhvlerësojë vendimin e presidentit aktual Milo Gjukanoviç për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Sipas tij, presidenti i ri duhet t’i mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të caktojnë datën e re të zgjedhjeve.
Në një intervistë për mediat vendase ai tha se zgjedhjet e reja mund të mbahen në fund të qershorit, para sezonit veror.
“Presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund të përcaktojnë bashkërisht datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetët në këtë mënyrë, është e papranueshme,”- tha Abazoviç./Vijesti