-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analistët serbë: Vuçiç nuk mund të shkëputet prej Putinit

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç për vite të tëra u përpoq të përfitonte politikisht nga lidhjet e tij të ngushta me Moskën, gjë që e ndihmoi atë të ruante pushtetin. Thashethemet kinse për prishje të marrëdhënieve u shfaqën në fillim të luftës në Ukrainë, kur kjo “miqësi” pushon së qeni e dëshirueshme.

Pas kësaj vjen një kthesë e lehtë në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës. Mirëpo, lind pyetja nëse marrëdhënia mes Vuçiqit dhe presidentit rus Vladimir Putin mund të prishet kaq lehtë dhe a është e gjitha vetëm një shfaqje ndryshe për publikun?

Sreqko Gjukiç, diplomat dhe ish-ambasador në një prononcim për mediet serbe thekson se është i bindur se ka komunikim mes Beogradit dhe Moskës dhe se kjo shihet nga disa lëvizje të Vuçiçt që kanë të bëjnë me Kosovën.

“Jam i bindur se mes Beogradit dhe Moskës ka komunikim. Natyrisht, sot mund ta kemi të vështirë ta vërtetojmë këtë, por nuk është diçka që nuk mund të ‘kapet’ dhe të vërtetohet se ekziston”, thekson Gjukiç.

Ai shton se nuk ka rëndësi nëse ai komunikim është i drejtpërdrejtë apo kalon nëpër kanale të veçanta.

“Sidoqoftë, nga veprimet e caktuara të Vuçiqit shohim se kjo është rezultat i mbështetjes së Moskës. Për shembull, kur bëhet fjalë konkretisht për çështjen e Kosovës, edhe pse Moska është e thellë e zhytur në probleme, pyetja e vërtetë është se kujt mund t’i ndihmojë”, shton ai.

I pyetur nëse mendon se presidenti i Serbisë nuk mund të shkëputet nga ai “përqafim”, Gjukiq përgjigjet se rrënjët e kësaj gjenden në politikën radikale të partisë së Vuçiçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit