Edhe nata e katërt në spital ka shkuar mirë për ish-kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, i cili ndodhet i shtruar në repartin e terapisë intensive të spitalit San Raffaele në Milano që nga e mërkura e kaluar. Sipas mediave italiane, Berlusconi po reagon mirë ndaj terapive që po i nënshtrohet për të luftuar infeksionin në mushkëri.
Por për momentin nuk ka asnjë përditësim të ri për gjendjen e tij. Marina, vajza e madhe e Berlusconit, ishte e para nga fëmijët e tij që vizitoi presidentin e Forza Italia të dielën e Pashkëve. Madje raportohet se edhe ai ka kërkuar që të kthehet në shtëpi për Pashkë, edhe pse po trajtohet për pneumoni dhe leuçemi kronike mielomonocitare. Por kërkesa e tij nuk është miratuar.
Presidenti i Forza Italia u kthye në spital në të gdhirë të së martës, 10 ditë pasi u lirua nga spitali ku qëndroi për gati një muaj. Sipas mediave italiane, Berlusconi vuan nga pasojat e koronavirusit, duke i pasur të nevojshme kontrollet. Ai ka shfaqur: dobësi, marrje fryme, dhimbje kyçesh, takikardi, përgjumje dhe vështirësi në të folur.