Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët për Pashkë.
Ajo i shpreh se festat e tilla na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë triumfon mbi sfidat e mëdha.
“Festat sikur Pashkët, na rikujtojnë se fuqia e shpresës, besimit e dashurisë, gjithmonë triumfon mbi sfidat më të mëdha. Pashkët janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, mbështetjes, humanizmit e solidaritetit, të cilat populli ynë vazhdon t’i kultivojë në vazhdimësi. Uroj që Pashkët sot të jenë të mbushura me festë e gëzim, e shtëpitë tuaja me begati!”