-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ruani sigurinë juridike”, Haradinaj thirrje Kurtit: Tërhiquni nga sjelljet antikushtetuese

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook është shprehur se Kosova ka një Kushtetutë moderne e të avancuar që është shkruar mbi parimet më të larta të njerëzimit.

“Kjo Kushtetutë është motori i demokracisë dhe zhvillimit por edhe mburojë e fuqishme ndaj çdokujt që rrezikon sistemin tonë me apetite të autokracisë”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj i bëri thirrje edhe Qeverisë aktuale ta respektojë Kushtetutën e Kosovës ashtu siç ka bërë çdo Qeveri tjetër.

“Ftoj edhe këtë qeveri që të tërhiqet nga sjelljet kundërkushtetuese dhe ta ruajnë sigurinë juridike të cilën e ndërtuam me vite. Siç thuhet edhe në Kushtetutë, pushteti i Qeverisë buron nga Kushtetuta, andaj edhe çdo sjellje kundër saj e humb legjitimitetin dhe legalitetin qeverisës”, përfundoi Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit