Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi e ftuar tek “5pyetjet nga Babaramo”, ku ndër të tjera tha se me rritjen e pagave që qeveria do të bëj tani ekonomia e vendit tonë përafrohet me atë të Serbisë.
“Performanca e ekonomisë këtë vit ishte e mirë. Ne krahasohemi me vendet e rajonit dhe me këtë rritje ne i afrohemi Serbisë që është më mirë nga të gjitha.
Unë për çudinë time kuptova që pagat që ishin rritur më shumë ishin në sektorin e minierave, Pagat që jep ndërmarrja private është më e favorshme në Shqipëri se në vendet e huaja.
Ka filluar sipërmarrja të kuptoj që aseti më i mirë që ka është forca e punës. Dhe për këtë fillon mendon që ta paguar më mirë edhe ti bëj trajtime më mirë.”, tha Ekonomi.