-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Hape derën”! Kush është biznesmeni që u arrestua në mes të natës?

Kryesoret

Tre persona, mes tyre një biznesmen janë arrestuar nga policia për shkak të kërcënimit për një tender. Biznesmeni që ra në pranga është Shaqir Alcani 62 vjeç, pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’ përfituese e disa tenderave në Tiranë dhe jo vetëm.

Bashkë me të në pranga përfunduan edhe Algert Alcani 27 vjeç dhe Edmir Boci 37 vjeç. Një tjetër person, 38-vjeç është në kërkim.

Tre persona janë arrestuar kanosën administratorin e një kompanie private në Cërrik, që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani në bashkinë e Tiranës.

Sipas policisë administratori me iniciale E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe tre personat në fjalë e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij. Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar gjatë natës deri mëngjesin e sotëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Do të vrasim me familjen”! EMRAT, kush janë tre personat që kërcënuan biznesmenin?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit