-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Destinacion i armëve ishte Anglia, zbulohet pronari i kompanisë së mallrave

Kryesoret

Nga rasti i armëve të sekuestruara që kishin destinacion Britaninë e Madhe të cilat u gjetën brenda një furgoni të agjencisë së transportit “Sihana Transport” kanë dalë detaje të reja.

Kjo kompani operon në vendin tonë që prej vitit 2021, por është e regjistruar edhe në Britaninë e Madhe, në zonën e Lutonit, ku pronar është Guxim Sefolli.

Pronari jeton në Britaninë e Madhe, por në maj të vitit 2021 emri i tij u përmend nga një tjetër operacion i Policisë së Shtetit.

Po në mjetet e tij u gjetën dhe u bllokuan 124 mijë paund, që gjithashtu po transportoheshin nga Britania e Madhe në drejtim të Shqiërisë. Ndërsa dje, u gjetën armë që do të dërgoheshin në vendin ishullor.

Ndaj dhe hetimet kanë përfunduar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa aktualisht nën hetim është vetëm shoferi i furgonit ku u gjetën armët, Jetmir Koloshi.

Teksa është marrë në pyetje, ai ka deklaruar se nuk e njeh personin që ka lënë “porosinë” për në Angli, por ka përmendur edhe një zonë në Allias, e cila u kontrollua dje.

Po ashtu, hetuesit kanë sekuestruar pamjet filmike të një lavazhi që ndodhet pranë magazinës që bën transportimin e mallrave drejt Britanisë së Madhe, për të identifikuar personin që ka lënë armët e zjarrit në pako.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit