Tre ditë përpara nisjes zyrtare të fushatës vjen në Tiranë.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Escobar do të ketë një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, ku do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Nga krahu opozitar, Escobar do të takohet me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.
Ndërsa liderit historik të demokratëve, Sali Berisha, Gabriel Sscobar nuk do t’i shkojë në zyrë, sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre ndaj personave të shpallur “non grata” për korrupsion e minim të demokracisë.
Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan në Tiranë vjen vetëm një muaj para zgjedhjeve lokale dhe pritet që të ketë disa mesazhe të forta.