Pas takimit me kryeministrin, Edi Rama, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po zhvillon një takim edhe me presidentin Bajram Begaj.
Escobar ka shkuar në Presidencë i shoqëruar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.