-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pastrimi i parave/ DPPPP referoi 19 raste në Tatime për evazion e 95 në SHISH!

Kryesoret

Puna për të evidentuar rastet e dyshimta të pastrimit të parave përfshin një sërë hallkash institucionale me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave bashkëpunon.

Në vitin 2022 shumica e rasteve të dyshimta sikurse çdo vit është raportuar tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit por nuk kanë munguar as bashkëpunimet me institucione të tjera të tilla si Tatimet apo Shërbimi Informativ i Shtetit.

Në raportin e vitit të shkuar DPPPP raporton se ka referuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve të paktën 19 raste të dyshuara për evazion.

Qytetet “problematikë”

Dërgimi i rasteve të dyshuara për pastrim parash në Prokurori nga ana e drejtorisë është një procedurë standarde dhe Tirana duket se dominon në shumicën e rasteve.

Sipas shifrave Ndër rastet e dërguara në Prokurori, një peshë të veçantë zënë rastet e dërguara në SPAK të cilat përbëjnë 43% të totalit, e më tej në Prokurorinë e Tiranës rreth 26%.

Por cilat janë prokuroritë e tjera në vend që kanë raste të kësaj natyre. Sipas DPPPP pas Tiranës vihet një shpërndarje e rasteve në Prokuroritë e rretheve Durrës, Fier, Lezhë, Vlorë, Berat. /MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit