Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet të udhëtojë të hënën, më 22 qershor, drejt Parisit, ku do të zhvillojë një takim zyrtar.
Rama do të pritet në një takim me presidentin francez Emmanuel Macron. Takimi mes dy liderëve mësohet se do të zhvillohet në orën 13:00 në Paris.
Vizita vjen në kuadër të kontakteve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi temat që pritet të diskutohen gjatë takimit.
/5pyetjet.al









