Rusia pretendon se ka nën kontroll 75% të qytetit të Bakhmutit në Ukrainë.
“Tani mund të them patjetër se më shumë se 75% e qytetit është nën kontrollin e njësive tona”, tha guvernatori i republikës së vetëshpallur pro-ruse të Donetskut, Denis Pushilin, duke folur për kontrollin e qytetit të diskutueshëm të Bakhmut.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Tass. Pushilin shtoi se është herët të flitet për çlirimin e plotë të Bakhmutit, ka ende beteja të ashpra në pjesën perëndimore të qytetit.
Bakhmuti ka qenë një nga qytetet më kryesore të Ukarinës, të cilën Putin e kërkon patjetër që ta zotërojë për shkak të strategjisë gjeografike dhe pasurive që mbart.