Tronditje në nisje të fushatës. Makinës së kryetarit të PD-së të drejtuar nga Sali Berisha në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol.
Policia njofton se nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në makinë.
Nga shpërthimi, kreu i PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”.
FOTO/ Shikoni se si është shkatërruar “AUDI” i kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës!
Shtëpia është e rrethuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa Ndreca u shfaq i shqetësuar duke folur në telefon.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.