-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia për landfillin e Bushatit: S’rrezikohen banesat, zjarri s’ka qenë i qëllimshëm

Kryesoret

Një vatër zjarri është regjistruar që prej mesditës së djeshme në landfillin e Bushatit, duke angazhuar disa forca zjarrfikëse nga zona të ndryshme të vendit.

Nënkryetari i bashkisë Vau i Dejës, Elvis Preçi, bëri të ditur se në operacion janë përfshirë shërbimet zjarrfikëse nga Shkodër, Lezhë, Kamëz dhe Tiranë. Sipas tij, përhapja e flakëve është favorizuar nga era, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të situatës.

“Gjatë mesditës së djeshme është marrë njoftim për një vatër zjarri në landfillin e Bushatit. Në operacion morën forcat e Vaut të Dejës, të Shkodrës, të Lezhës, të Kamzës, Tiranës. Si pasojë e erës u përhap më shumë zjarri. Zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm, sipas edhe këqyrjes së kamerave të sigurisë. Nuk rrezikohen banesa. Shpresojmë që sot të bëhet e mundur shuarja e zjarrit”, tha ai.

Shkodër, vijon të digjet landfilli i Bushatit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit