Lefter Alla kërkon lirinë. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës kundërshton vendimin e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar që e la në burg për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro.
Ai pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit për këtë arsye kërkon që të ndryshohet masa e sigurisë.
Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo këtë të premte në orën 09:30.
Lefter Alla u arrestua në mesin e muajit të kaluar bashkë me 12 persona të tjerë, dy prej të cilëve u lanë në arrest shtëpie.