Kryetari i grupit të Rithemelimit të Sali Berishës në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca ka reaguar për herë të parë pas sulmit me eksploziv. Tritoli shpërtheu sapo hapi derën, por fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.
Ai tha se kamerat e sigurisë i kanë fiksuar autorët.
Shtrihen poshtë “Audi”-it! Kush janë “hijet e natës” që i vunë tritolin kreut të PD-së? (FOTO)
“Këta janë të mirëorganizuar. Nuk kam pasur asnjë kërcënim apo përplasje. Nga kamerat autorët duken. Janë dy persona, vijnë në orën 01:15, rreth 7 minuta vendosin eksplozivin dhe në moment largohen.
Hap derën dhe futet brenda! Momenti kur shpërthen tritoli në makinën e kreut të PD-së
Ishin dy persona të maskuar. Thirrja ime për kryeministrin, ministrin dhe drejtorët është që të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. Lërini presionet” tha ai.