-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kërcënua me jetë, Policia e Tiranës merr në mbrojtje gjyqtarin Juxhin Xhaja!

Kryesoret

Detajet të reja dalin rreth ngjarjes së rëndë të ditëve të fundit, ku gjyqtaria Juxhin Xhaja u kërcënua me jetë para ndeshjes Kastrioti-Bylis. Në emisionin “Procesi Sportiv”, është zbuluar se Xhaja është marrë në mbrojtje nga strukturat e specializuara të policisë.

“Është konfirmuar fakti që gjyqtari kryesor, ka depozituar kallëzim penal, është marrë kallëzim nga agjentët e krimeve kundër jetës.

Breshëri në telefon! Kush e kërcënoi gjyqtarin?

Policia i ka ofruar mbrojtjen atij, ai është marrë në mbrojtje nga policia, jo mbrojtje klasike por shërbime policore do ta mbajnë nën vëzhgim për sa kohë është shprehur i rrezikuar për jetën e tij dhe familjarëve.

Sipas tij kallëzimi ka qenë i drejtpërdrejtë nga persona të caktuar, punohet për identifikimin e tyre dhe mund të kenë lidhje direkte me ngjarjen.

‘Njerëz pranë Kastriotit kërcënuan Xhajën’, Kastrati: Mund të mos i arbitrojmë më!

Kallëzimi është marrë disa orë më pas, nuk është njoftuar fillimisht. Policia e ka mësuar nëpërmjet rrugëve zyrtare, komunikatës së FSHF. Më pas është kontaktuar dhe vepruar për kallëzimin pas kontakteve”, treguan gazetarët në këtë emision.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit