-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U rrëzua gjatë orarit të punës, plagoset punonjësi 63-vjeçar i hekurudhës në Durrës

Kryesoret

Policia e Durrësit për mes një njoftimi ka bërë me dije se një punonjës i drejtorisë së hekurudhës në Durrës është rrëzuar një 63-vjeçar me inicialet A. M teksa po sistemonte ngarkesën e një kamioni.

Për shkak të aksidentit ka nisur një hetim ndaj teknikut në këtë drejtori.

Drejtori me inicialet I. XH. akuzohet për veprën penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas njoftimit të policisë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar.

63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit