Policia në Irlandën e Veriut zbuloi katër bomba të improvizuara në një varrezë në Creggan, pranë Derry, vetëm disa orë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të mbërrinte në vend.
“Zbulimi i këtyre pajisjeve është një tjetër zhvillim ogurzi dhe shqetësues,” tha zëvendës shefi i policisë Bobby Singleton në një deklaratë.
Biden pritet të mbërrijë në Belfast sonte vonë, në një kohë të ndjeshme për Irlandën e Veriut, e cila po shënon 25 vjet nga marrëveshja e paqes e së Premtes së Mirë që i dha fund gjakderdhjes në rajon.
Policia njoftoi se operacioni në varreza ka përfunduar dhe efektivët janë larguar nga zona.
“Kolegët e Shërbimit Kundër Terrorizmit tani do të marrin përsipër hetimin,” shpjegoi Singleton.