-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, ekspertiza: U vendos 50 gr tritol!

Kryesoret

50 gr lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreu të degës së Rithemelmiit në Vaun e Dejës. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit. Ndërkohë janë shoqëruar nga 6 persona.

Hap derën dhe futet brenda! Momenti kur shpërthen tritoli në makinën e kreut të PD-së

Atentati me tritol ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij.

Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale çka lë të kuptohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël. Në pamjet e kamerave të sigurisë duken dy persona të maskuar kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse në mjet si dhe të momentit të shpërthimit.

Shtrihen poshtë “Audi”-it! Kush janë “hijet e natës” që i vunë tritolin kreut të PD-së? (FOTO)

Benard Ndreca në një prononcim për mediat u shpreh se nuk ka konflikte me askënd dhe se ky është një sulm i hapur politik.

Më tej u shpreh se nga kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. Ndreca bëri thirrje që politika të distancohet dhe të lënë qytetarët të lirë të votojnë.

“Ah e mjera unë”! Fjalët e nënës që i shpërtheu makina e djalit para syve (VIDEO)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit