-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden në Dublin, premton mbështetje të përhershme amerikane

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden (Joe Biden), të mërkurën pasdite ka arritur në Dublin, pas vizitës në Belfast, ku më parë tha se e ardhmja e ndritur për Irlandën e Veriut “sapo ka filluar”.

Presidenti amerikan premtoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, gjatë shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes së të Premtes së Mirë. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA-ja solli paqen në këtë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, por një krizë e re politike kohët e fundit ka testuar fuqinë e saj.

“Na takon ne ta vazhdojmë këtë”, tha Biden, të mërkurën, më 12 prill, në një fjalim në Universitetin Ulster.

Gjatë vizitës së tij të parë presidenciale në Irlandën e Veriut, Biden theksoi se investimet amerikane mund të ndihmojnë për nxitjen e rritjes ekonomike – veçanërisht nëse politikanët në Belfast rregullojnë problemet që kanë çuar deri te pushimi i punës së qeverisë.

“Historia juaj është historia jonë”, tha ai.

“Dhe më e rëndësishmja, e ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës”, tha presidenti i SHBA-së.

Fjalimi i presidentit Biden kishte të bënte me rrjedhat komplekse politike të Irlandës së Veriut, duke iu referuar origjinës së saj britanike dhe irlandeze, duke përmendur kontributet në Shtetet e Bashkuara të skocezëve kryesisht protestantë, si dhe katolikëve irlandezë si paraardhës të tij.

Pjesëmarrja e SHBA-së ishte kyçe për negocimin e marrëveshjes së të Premtes së Mirë, e cila kryesisht i dha fund dekadave të dhunës sektare që vrau 3.600 njerëz, raporton Associated Press (AP).

Megjithëse paqja ka mbijetuar, Irlanda e Veriut aktualisht nuk ka një qeveri funksionale. Puna e Stormont – Parlamenti i Irlandës së Veriut – është pezulluar që kur Partia Unioniste Demokratike (DUP), e cila përbën gjysmën e qeverisë, e braktisi atë një vit më parë, për shkak të kontestit tregtar pas Brexit-it./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit