-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gabriel Escobar takon PD-në zyrtare

Kryesoret

Ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane në Departamentin e Shtetit, Gabriel Escobar e ka nisur duke takuar zyrtarët e PD-së zyrtare.

Në orën 10:20 minuta Escobar arriti në selinë e re të PD-së për të takuar kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, sekretarin e përgjithshëm Bardhi dhe Tabakun.

Në orën 11:30, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Në këto vizita, njëjtë si një ditë më parë, Escobar pritet të shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim.

Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin.

Ai mbërriti të martën në Tiranë dhe zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit