KQZ në mbledhjen e sotme ka ndarë fondet për partitë politike për vitin 2023, jo për fushatën. Pjesën më të madhe e merr Partia Socialiste, 151 milionë lekë, e ndjekur nga PD me 106 milionë, Partia e Lirisë 15 milionë, PSD 12 milionë dhe më pas forcat e tjera politike. Kjo vendimmarrje në këtë moment, u cilësua e vonuar nga PD, por Celibashi tha se janë dorëzuar me vonesë nga partitë dosjet e financimit.
Lista me shumën që merr cdo parti politike;
PS 151 milionë Lekë
PD 106 milionë Lekë
PDIU 9 milionë Lekë
PDBNJ 8 milionë Lekë
PR 11 milionë Lekë
PAA 8 milionë Lekë
LZHK 8 milionë Lekë
PLL 8 milionë Lekë
PL 15 milionë Lekë
PSD 12 milionë Lekë
Nisma Thurje 6 milionë Lekë
Theksojmë se shuma që u shpërnda sot nuk ka të bëjë me zgjedhjet e 14 Majit. Për fushatën e zgjedhjeve lokale janë 100 mln lekë për partitë që do të ndahen në ditët në vijim.