-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta mbledh strukturat e partisë: Shpjegojini çdo biznesi programin për ulje taksash

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me struktura të partisë, ku  u bëri thirrje pjesëmarrësve të sqarojnë për çdo sipërmarrje e biznes në kryeqytet programin për uljen e taksave.

“Mesazhin e Tiranës do e dëgjojë gjithë bota. Programi i kandidatit tonë, ka krijuar entuziazëm tek kryeqytetasit, sepse më në fund po vjen një kandidat me plan për disa oligarkë e plaçkitës.

Përshëndes këshilltarët për punën e shkëlqyer që po bëjnë, ka vend për të shtuar ritmin e komunikimit me qytetarët, sepse ka një program të shkëlqyer me të cili keni të drejtë morale çdo qytetari t’ju votojë.

Programi për uljen e taksave ndihmon çdo sipërmarrës e qytetar të Tiranës sepse ul koston e biznesit dhe jetesës. Tre janë problemet më të mëdha në Shqipëri, kostoja e jetesës që vjen nga korrupsioni, vetë korrupsioni si baza e varfërisë, si dhe largimi i fuqisë punëtore e të rinjve. Ajo që është e sigurt është që PL ju siguron që do ti qëndrojmë besnik gjithçkaje që premtojmë.”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit