Është liruar nga burgi pas 4 muajsh eurodeputetja greke, e akuzuar për aferën Qatar-Gate, Eva Kaili.
Eurodeputetja tashmë është në arrest shtëpiak, lajmi është konfirmuar nga avokati i saj, Sven Meri.
“Unë nuk do të komentoj më tej, përveç se ky është një vendim logjik që është vonuar shumë,” tha Mary në një deklaratë të shkurtër.
44-vjeçarja ish nën kryetare e PE akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion, legalizim të ardhurash nga aktivitete të paligjshme pas zbulimit të shumave të mëdha të paguara nga Maroku dhe Katar për influencimin e vendimeve dhe politikave europiane në favor të dy vendeve.