Një tjetër kandidat nga PD e Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kandidati i PD për Gjirokastrën, Shemsho Lamaj është tërhequr nga gara për kreun e bashkisë.
Lajmin e bëri të ditur vetë Shemsho për mes një postimi në Facebook ku ka shprehur arsyet e largimit të tij.
Nuk dua që ti shërbej përçarjes të së djathtës, sepse ka patur një rrugëtim të vështirë dhe me shumë pengesa.
Me keqardhje, por demokratëve ju duhet kohë për te vecuar liderin shpirtëror nga e ardhmja (fali Zot se nuk dinë se cfarë bëjnë).
Nuk dua që të ndizet debat midis demokratëve dhe ti vendosim epitete të paqëna njëri -tjetrit.
Sot jemi në një lëvizje kaotike dhe si intelektual nuk duhet ta nxis kaosin por të vendos para përgjegjësisë ata që për arsye personale dhe familjare vendosin përballë demokratët.
Duke qenë se cdo gjë do kohën e vet për tu maturuar, unë me qytetari dhe me pjekuri ,me nderim për cdo demokrat ju bëj thirrje që të lini emocionet por të kthjelloheni dhe të analizoni se janë momente historike dhe me pasoja socialo-ekonomike,” shkruan Lamaj.