Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, urbani i linjës së “Kamzës”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi bordurat ndarëse të trafikut.
Sipas raportimeve të para nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar.
Kujtojmë që së fundmi në kryeqytetet urbanët e linjave të ndryshme janë përfshirë në aksidente dhe incidente. Së fundmi urbani i linjës së Institutit mori flakë në ecje, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.