Një vajzë 16-vjeçe është zhdukur prej dy muajsh në Tiranë. Ka qenë nëna e adoleshentes që ka shkuar në komisariatin Nr. 3 në kryeqytet duke bërë denoncimin. Ende nuk dihet se përse kallëzimi është bërë dy muaj me vonesë.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja B. K., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se prej 2 muajsh është larguar nga banesa, vajza e saj 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj” njofton policia e Tiranës.