-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqi në Hagë, Krasniqi në gjendje jo të mirë shëndetësore

Kryesoret

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është parë në gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën gjyqësore në Hagë të enjten.

Avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, ka thënë se klienti i saj nuk ndihet mirë për momentin dhe se i duhet të largohet nga salla e gjyqit.

“Z.Krasniqi nuk ndjehet shumë mirë për momentin. Mendoj se mund të qëndrojë edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj dhe nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, ka deklaruar avokatja e Jakup Krasniqit.

Ndryshe, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon me dëgjimin e dëshmitares së parë.

Dëshmia e saj është dëgjuar në vazhdimësi në seancë të mbyllur për publikun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit