Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke iu referuar anketimeve të fundit përpara zgjedhjeve tha se qytetarët janë të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit dhe punën e dobët të kryetarëve aktualë të bashkive, të gjithë socialistë përveç Shkodrës. Meta tha më tej, se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të u japë zgjidhje problemeve të qytetarëve në 61 bashkitë e vendit.