Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është rrëzuar kërkesa e disa deputetëve të “Rithemelimit” për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit.
Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimore u firmos nga 35 deputetë të “Rithemelimit”. Kryetari i grupit të PD-së, njëkohësisht edhe i komanduar në krye të partisë akuzoi Lindita Nikollën se i vendosi kazmën parlamentit.
“Mesa duket këtij parlamenti keni vendosur ti vini kazmën pa e kuptuar se cila është kërkesa për procedurë. Ju (Lindita Nikolla) duhet t’u tregoni shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund.
Asgjësuar njëherë e përgjithmonë të vetmin instrument që opozita ka në dorë ushtrimin e kontrollit parlamentar” tha ai.