-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me pasaportë diplomatike! Kush është “VIP”-i shqiptar që u kap me drogë?

Kryesoret

Policia e Turqisë arrestoi dje në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti. Ky i fundit është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj./ BOTA SOT

Kapet me drogë, arrestohet stilisti shqiptar në Stamboll, përdori pasaportën diplomatike

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit