Një 29-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi tentoi të vrasë veten. Policia njofton se pasditen e sotme rreth orës 16:05, H. L. 29 vjeç në banesën e tij në Qytet Studenti, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret me litar por e kanë ndaluar familjarët.
Më pas ka hipur në katin e dytë të çatisë dhe është hedhur nga lartësia. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen shkaqet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.