Një zarf ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri por kësaj radhe nuk ka qenë një zarf me përmbajtje paralizuese për banorët por ju ka ofruar një mundësi për të zgjedhur “Qeverinë e Big Brother”
“Vëllai i madh i jep mundësinë të zgjidhni sot,“Qeverinë e Big Brother” në dhomën e rrëfimit do të votoni për disa pozicione qeveritare të përcaktuara, pasi të mbarojë votimi vëllai i madh do t’ju njoftoje për pozicionet e gjithsecilit dhe etapat që duhet te ndiqni. Kini para sysh që të zgjidhni persona që janë të aftë të zgjidhin problemet e ‘popullit’ (banorët brenda shtëpisë). Kujdes nuk mund të votoni për veten tuaj.– shkruhej në zarf.
Pas votimit të banorëve në mënyrë individuale të të zgjedhurit Luiz, Visi dhe Qetsori janë mbledhur në mbledhjen për përcaktimin e ligjeve që do të zbatohen me detyrim në shtëpi.